Please enter at least 3 characters.

Ilaçi më i mirë i dimrit nga dy përbërës: Shëroni inflamacionin e fytit, kollën dhe problemet me stomakun!

2019/03/4k-sick-young-woman-coughing-ill-flu-fever-drinking-hot-liquid-wrapped-blanket-sneezing-and-blowing-nose-with.png

Ju mundojnë kolli kronik dhe bronkiti? Provoni këtë përzierje, do të jeni të kënaqur me rezultatet!

Falë cilësive të fuqishme të mjaltit dhe bananes, do të shëroni inflamacionin e dhembshëm të fytit, kollën, madje edhe problemet me stomakun, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

- 400 ml ujë të vluar,
- 2 banane të madhësisë mesatare me pikla të zeza,
- 2 lugë të vogla mjaltë

Përgatitja:

Më parë qëroni bananet dhe shtypni me pirun apo me lugë. Është mirë që t’i shtypni me lugë druri, sepse luga e metalit do t’i japë ngjyrë të errët.

Pastaj bananet qitni në tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Lërini që të shkrihen afro gjysmë ore.

Kur përbërja të ftohet, shtoni mjaltin. Është me rëndësi që mjaltin ta shtoni në fund, sepse, nëse e përzieni me ujin e vluar, do të humbë cilësitë shëruese.

Përdorimi:

100 mililitra të kësaj pijeje pini katër herë në ditë.

Sasia e përbërësve nga receta është e mjaftueshme për një ditë, ndërkaq në mëngjes bëjeni sasinë e re. /Telegrafi/