Please enter at least 3 characters.

Icardi mund të rikthehet në Serie A, dy gjigantët italianë pas tij

2021/03/Icardi-joie.jpg
268:"Mauro ICARDI of PSG celebrates a goal during the Champions Trophy match between Paris Saint Germain and Marseille at Stade Bollaert-Delelis on January 13, 2021 in Lens, France. (Photo by Anthony Dibon/Icon Sport) - Mauro ICARDI - Stade Bollaert-Delelis - Lens (France)
10:"Icon Sport

Mauro Icardi mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A pas dy viteve të kaluara në Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas këtë edicion nuk ka luajtur rregullisht, pasi ka pasur probleme me lëndime.

Megjithatë argjentinasi ka zhvilluar 17 takime, ku ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Por e ardhmja e tij në Parc de Princes nuk është e sigurt, pasi lojtari mund të rikthehet në Serie A.

Dy gjgiantët italianë, Roma dhe Juventus janë duke kërkuar shërbimet e tij për edicionin e ri.

Giallorosët e shohin Icardin si zëvendësuesin adekuat të Edin Dzekos i cili pritet të largohet në verë, dhe janë të gatshëm t'i ofrojnë pagë vjetore prej shtatë milionë eurove në sezon.

Në anën tjetër, argjentinasi pëlqehet shumë edhe nga Juventusi që po mendon ta heq Ronaldon dhe ta zëvendësojë me të.

PSG ka paguar 50 milionë euro për transferimin e tij dhe nëse vije ndonjë ofertë që i afrohet kësaj shume mund ta largojnë lojtarin. /Telegrafi/