Please enter at least 3 characters.

Ia shiti nëntë armë dikujt tjetër - arrestohet një person në Klinë

2024/05/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Njësia patrulluese e Policisë së Kosovës ka ndaluar një person të dyshuaR në fshatin Sferkë të komunës së Klinës, lidhur me rastin e posedimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve.

Gjatë verifikimeve, është konstatuar se i dyshuari ishte në posedim të nëntë armëve me leje.

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij para autoriteteve ai ka bërë të ditur se armët nuk ndodhen më në posedimin e tij, pasi ua ka shitur një personi tjetër, gjithashtu mashkull kosovar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Hetimet lidhur me vendndodhjen e armëve dhe identifikimin e blerësit po vazhdojnë. /Telegrafi/