Please enter at least 3 characters.

I morën 4 mijë euro për ta pajisur kinse me vizë, arrestohen dy gjakovarë

2016/01/shba-t-euml-ushtroj-euml-ndikimin-e-saj-n-euml-be-p-euml-r-l-euml-vizjen-pa-viza-p-euml-r-kosov-euml-n_hd.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjakovë.

Të njëjtit më 12 shkurt të këtij viti kishin mashtruar një femër duke i marrë 4 mijë euro për ta pajisur me vizë.

“Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/