I jepet lamtumira e fundit Qerim Kelmendit
29/02/2020
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ceremonia e varrimit organizohet nga këshilli organizues i OVL të UÇK në Dukagjin.
Agjenda:Ora 13:00-14:00 Homazhe në qendër të qytetit Pejë (sheshi Shkelzen Haradinaj),Ora 15:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan.Ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi është vra në orët e para të së enjtes, pranë fshatit të tij, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë.Sipas policisë, dyshohet se Kelmendi së pari është qëlluar me armë zjarri dhe pastaj i është dhënë flaka veturës në të cilën gjendej.


