I akuzuari për vrasje dënohet me 14 vjet burgim
Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Hasan Sadiku shpallur fajtor Dalipin, për çka e ka dënuar me 14 vjet burgim, transmeton rajonipress.
Duke shpallur aktgjykimin Hasan Sadiku, kryetar i trupit gjykues, tha e Dalipi është fajtor sepse në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.
Sadiku tha se Tahir Dalipi është përgjegjës, sepse më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpinë në anën e majtë, me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.
Tahir Dalipin akuza e ngarkonte për veprën penale “vrasje e rëndë”. /Telegrafi/


