Please enter at least 3 characters.

Humbja e Unitedit, lajm i madh për Leicesterin

2016/04/SunderlandvLeicesterCityPremierLeagueKlq0nSGdbQDx.jpg

Fitorja e Leicester Cityt ndaj Sunderlandit ishte mjaft e rëndësishme për rrugëtimin e tyre drejt titullit, por jo vetëm.

Pas kësaj fitore dhe humbjes së Manchester Unitedit nga Tottenhami me rezultat 3-0, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ka siguruar vendin e katër.

Kjo do të thotë se edhe nëse Leicesteri humbet të gjitha ndeshjet e mbetura ata kanë siguruar kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Leicesteri fitoi ndaj Maceve të Zeza fal dy golave nga Jamie Vardy. /Telegrafi/