Please enter at least 3 characters.

Humbja e dytë sezonale e Bayernit (Video)

2017/04/kramaric-fk-e1491335153163.jpg

Bayern Munichu e ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Bundesliga duke pësuar nga Hoffenheimi në Wirsol Rhein NeckarArena me rezultat 1-0.

Skuadra vendase ia doli ta shënonte një gol në pjesën e parë, ndërsa realizues ishte Andrej Kramaric, i cili shënoi një gol fantastik (21’).

Robert Lewandowski ka mundur ta barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë, por nuk arriti ta kompletojë shansin e tij.

Rastet e bavarezëve vazhduan edhe në fraksionin e dytë, ndërsa Lewandowski e Hummels ishin më afër që të shënonin.

Në këtë mënyrë, Bayern Munichu pësoi humbjen e dytë kampionale, por mbetet në krye të tabelës me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, RB Leipzig, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Hoffenheimi renditet i treti në tabelë, ndërsa akoma nuk di për humbje në shtëpi (ku ka realizuar nëntë fitore dhe pesë barazime). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5ha4kg_kramaric-amazing-goal-against-bayern-4-4-2017_sport