Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj në takim lamtumirës me ambasadorin norvegjez

2019/07/67102871_657120178136555_2396521395308724224_n.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin në shkuarje të Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin për punën e vazhdueshme për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës dhe modernizimin e shoqërisë kosovare.

“Takim lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad. Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë dhe punën e vazhdueshme për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës dhe modernizimin e shoqërisë së Kosovës. Suksese në detyrat e radhës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/