Please enter at least 3 characters.

Hoxha: Kukësi përsëri do të jetë surpriza e garave evropiane

2016/01/hoxha-kuk-euml-si-p-euml-rs-euml-ri-do-t-euml-jet-euml-surpriza-e-garave-evropiane_hd.jpg

Kukësi, që vitin e kaluar kishte bërë befasinë më të mirë duke qenë pran kualifikimit në fazën e grupeve në Europa League, ka disa dite që është duke u përgatitur intensivisht për takimet kualifikuese të kësaj ligë joshëse evropiane, e që nisin shumë shpejt.

Ish futbollisti i disa skuadrave elitare të Kosovës, Yll Hoxha, tashmë është një futbollistët më të rëndësishëm tek Kukësi.

Mesfushori prishtinas i ka thënë KosovaPress-it se skuadra e tij është duke u përgatitur në Ohër. Hoxha thotë se gjithçka në përgatitje po shkon mirë. Ai thotë se objektivat e klubit janë ato të vitit të kaluar.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht. Gjithçka po ecën mirë gjatë stërvitjeve. Po punohet mjaft mirë dhe në mënyrë profesionale”, ka thënë Hoxha.

“Ne kemi marrë disa përforcime në mënyrë që të arrijmë suksesin e vitit të kaluar. Synimet tona janë rezultatet e vitit të kaluar, por shpresojmë së mund të bëjmë edhe më shumë. Por për të arritur më shumë se vitin e kaluar, ne duhet të përgatitemi mirë, e shpresoj se edhe fati do të jetë më ne”, tha ai.

Hoxha ka folur edhe për të ardhmen e tij. Ai thotë se “ende ka kontratë me Kukësin, me mundësi vazhdimi pas sfidave te Europa League”. /KP/Telegrafi/