Please enter at least 3 characters.

Hong Kong-u raportoi 133 raste të reja me coronavirus

2020/07/Once-a-Model-City-Hong-Kong-Grapples-With-a-New-Coronavirus-Wave-810x540-1.jpg

Hong Kong-u konfirmoi 133 raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rekord të rritjes ditore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 126 prej rasteve konfirmohen të jenë transmetuar brenda territorit të vendit.

Autoritetet në vend raportuan 123 të prekur nga coronavirusi të premten, derisa Hong Kong-u implementoi masa të rrepta të distancimit shoqëror.

Bëhet e ditur se që nga muaji janar, më shumë se 2,000 persona janë infektuar në vend, ku 18 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 15.7 milionë, ndërsa 640 mijë persona kanë vdekur nga sëmundja e COVID-19. /Telegrafi/