Honda “rikthen” të modernizuar, modelin nga Toyota që u lansua më 1960 (Foto)
39:"© Danjaq/EON/UA/Kobal/REX/Shutterstock
25/10/2017
Ka filluar Tokyo Motor Show, ku ndër makinat që ka rënë në sy më së shumti ishte një Honda sportive për dy persona.
Kjo makinë elektrike e ka pamjen e jashtme krejtësisht të bazuar në Toyota 2000GT, të lansuar më 1960, që ishte shumë e adhuruar dhe u bë bazë për shumë vetura tjera, transmeton Telegrafi.
Vetura është pëlqyer shumë, pasi konsiderohet si një kombinim mes Civic Type R dhe Honda NSX, ndërsa ka dukjen e makinave klasike.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të hyjë në prodhim kjo makinë, apo çfarë kapacitete mund të ketë. /Telegrafi/


