Hoffman Store përfundon me sukses lojën me mbi 100 fitues dhe shpërblime fantastike
Hoffman Store, destinacioni i preferuar për të gjithë adhuruesit e bukurisë dhe kozmetikës, ka përfunduar me sukses lojën e saj shpërblyese, duke i dhuruar mbi 100 shpërblime fantastike konsumatorëve të saj besnikë.
Në mesin e fituesve, çmimin kryesor, një skuter Yamaha TriCity, e fitoi Z. Sh. nga komuna e Drenasit.
Gjithashtu, rreth 100 klientë të tjerë, të cilët provuan fatin e tyre në pika të ndryshme, u shpërblyen me produkte nga brende të kozmetikës nga Hoffman Store.
Kjo lojë i dha mundësinë çdo konsumatori të fitojë produkte të njohura si setet e mrekullueshme Dyson HS05 Airwrap dhe HD07 Air për kujdesin e flokëve, si dhe depilatorët Philips Lumea dhe shpërblime të tjera, si 20 krehërRevlon për stilim dhe kupona dhuratë që varionin nga 10€ deri në 50€.
Pjesëmarrja në këtë lojë ishte fare e thjeshtë: konsumatorët duheshin të bënin një blerje mbi 20€ në cilindo nga dyqanet e Hoffman Store, të zgjidhnin të paktën dy artikuj nga brendet pjesëmarrëse dhe të plotësonin kuponin përkatës pas blerjes.
Hoffman Store shpreh një falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe premton që do të vazhdojë me kampanja dhe lojëra të reja, duke ofruar shpërblime të mrekullueshme.


