Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
09/04/2025
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.
Në rrugët tjera në vend komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/


