Please enter at least 3 characters.

Hillary Clinton: Do të doja të jem presidente

2016/10/hilary-2006.jpg
184:"Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at her first-in-the-nation presidential primary campaign rally, Tuesday, Feb. 9, 2016, in Hooksett, N.H. (AP Photo/Matt Rourke)
2:"AP

Ish-kandidatja për president të SHBA-ve nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, ka dhënë një përgjigje paksa të komplikuar ku thoshte se nuk dëshiron që sërish të kandidojë për presidente, por më pas shtoi se do të dëshironte që një ditë të jetë presidente, shkruan CNN.

Kur është pyetur nga revistë amerikane e teknologjisë informative nëse dëshiron që sërish të kandidojë për presidente, Clinton është përgjigjur, "jo, jo". Por pas disa sekondave heshtje, Clinton shtoi se do të dëshironte që një ditë të jetë presidente, transmeton Telegrafi.

"Shpresoj që të kemi një demokrat në Zyrën Ovale në vitin 2021, sepse ka shumë punë për t'u bërë. Puna duhet të jetë punë, Kam punuar për tetë vite në Senat, si  diplomate në Departmanetin e Shtetit", ka shtuar Clinton.

Ndërkaq e pyetur nëse është e gatshme për postin e presidentit, Clinton ka thënë se fillimisht duhet pritur zgjedhjet e 6 nëntorit, dhe më pas të analizojnë gjithçka çfarë ka ndodhur. /Telegrafi/