Please enter at least 3 characters.

Higuain refuzon largimin nga Juventusi

2019/07/higuain-1.jpg
212:"TURIN, ITALY - MAY 05: Gonzalo Higuain of Juventus FC looks on during the serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on May 5, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gonzalo Higuain ende po refuzon që të transferohet te Roma apo te ndonjë skuadër tjetër nga Serie A, pasi beson se mund ta bind Maurizio Sarrin që të qëndrojë te Juventusi.

Pipita u rikthye te Zonja e Vjetër pasi dështoi ta tregonte veten në dy huazimet që i kishte në sezonin e kaluar, te Milani dhe Chelsea.

Edhe pse besohet se nuk ka vend për sulmuesin argjentinas në skuadrën e Bianconerëve, Sky Sport Italia raporton se Higuain po insiston që të mos transferohet te Giallorossët.

Madje, 31-vjeçari thuhet se ka punësuar një trajner personal gjatë kësaj vere që të stërvitet me të, për t’u siguruar kështu që të jetë në formë për sezonin e ri.

Kjo situatë është duke e irrituar Juventusin, derisa po e kërkojnë transferimin e Mauro Icardit nga Interi.

Në listën e Zonjës së Vjetër është edhe Romelu Lukaku i Manchester Unitedi, ku thuhet se është dëshira e Cristiano Ronaldos që të jetë në sulm me të. /Telegrafi/