Please enter at least 3 characters.

Hidhet nga kati i 9-të, i jep fund jetës 35 vjeçari në Tiranë

2020/01/aksident-tirane.jpg

Një 35 vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A. Sh., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, çka e ka shtyrë të drejt këtij akti.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/