Please enter at least 3 characters.

Hendboll: Prishtina në ‘Cell Cup’

2016/01/f.0810122957187_210.jpg

Një ndër hendbollistët më të mirë të sezonit të kaluar te bardhekaltërit, Oltion Beshiri, tha për Tribuna se qëllimi kryesore në këtë turne është përgatitja për ndeshjet ndërkombëtare që do t’i zhvillojnë në EHF.

“Atje udhëtojmë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet që do t’i zhvillojmë në raundin e parë në EHF, por gjithashtu do ta prezantojmë cilësinë tonë”, deklaroi Beshiri për gazetën.

Në këtë turne pritet të marrinë pjesë skuadra prej të gjitha shteteve evropiane, por ky fakt nuk e tremb aspak Beshirin, që beson se mund të kthehen me trofe nga Hungaria.

“Synimi ynë është ta kompletojmë tripletën e këtij sezoni pas Kupës edhe titullit të kthehemi edhe me një kupë nga ky turne kaq i madh edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë”, u shpreh Beshiri.

Prishtina gjendet në grup me katër skuadra hungareze dhe një gjermane. /Telegrafi/