Haradinaj uron Krasniqin
21/12/2014
Haradinaj shkruan se Haxhi Krasnqi ashtu si dhe shumë sportistë të tjerë të njohur, po i bën nder Kosovës dhe kombit tonë në botë.
“Duke shpresuar fuqishëm në sukseset e tij të radhës, i dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë. Urime dhe suksese!” ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Të shtunën në mbrëmje, numri dy i botës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi Krasniqi para publikut të Mynhenit, në Sallën "Ballhaus Forum" para 3.000 shikuesve shqiptarë dhe gjermanë ka fituar meçin kundër polakut Dariusz Sek, duke mbrojtur titujt që i ka në pronësi, ‘WBA Continental’ e ‘WBO International’.
Ai ka fituar sfidën duke hapur rrugën në luftën për titullin e kampionit të botës në WBA, ku pritet të ndeshet me Jurgen Brahmer. /KP/Telegrafi/


