Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon Sekretarin e Vatikanit, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë

2019/06/62192623_1208971572560588_2543168105828319232_n.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se vizita e Kardinalit Parolin, është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.

Postimi i plotë:Takim i ngrohtë me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bënë Kosovës, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë. /Telegrafi/