Please enter at least 3 characters.

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Isufi

2019/10/unnamed-2-10.jpg

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen e nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufi për t’i ngushëlluar për vdekjen e babait të tij Limon Isufi.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se Limon Isufi gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:Bashkë me kolegët, sot ishim për ngushëllim në familjen e Ahmet Isufit, me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Limon.Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe bashkë me shumë burra të tjerë të vendit, janë frymëzim për dashurinë ndaj atdheut.I përhershëm do të jetë kujtimi për të!