Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: SHBA-të janë aleati ynë kryesor strategjik

2022/01/271343191_469079341250086_6438917385360970061_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pasur një takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

Haradinaj ka pohuar se me Dan Little ka biseduar për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat", thotë Haradinaj në postimin në Facebook. /Telegrafi/