Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj atdheut me luftëtarë të zotë

2024/05/441401859_995704181920930_980404487843756514_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për luftën.

"Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut", ka thënë Haradinaj.