Haradinaj kujton të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të gjithë dëshmorët të cilët ranë heroikisht në kufirin Kosovë-Shqipëri duke sjellë armatim.
Fillimisht, Haradinaj kujtoi Mervete Maksutajn e cila ra gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.
“Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre. Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre.Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.Disa dhjetëra kilometra më larg, djemt e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë - Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë.Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice.Lavdi!


