Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, Qeveria po abuzon me popullin

2021/05/Daut-Haradinaj-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-1-e1727129552577.jpg

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që është duke abuzuar me popullin me faturat e larta të energjisë elektrike.

Sipas tij përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike.

Ai bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen e të ndalojnë këtë shkatërrim.

“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri.

Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike.

Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim.

Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/