Please enter at least 3 characters.

Haradinaj falënderon Tahirin për adresimin e problemeve të qytetarëve

2019/06/62359435_1209105199213892_3106864949767438336_o-e1560171212568.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, me të cilin kanë diskutuar për rrjedhat politike në vend.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar deputetin Tahirin, për angazhimin e tij për adresimin e problemeve të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:"Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend. Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri. Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje", ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/