Please enter at least 3 characters.

Hapet aplikimi për subvencione për fermerët në Deçan

Fermerët në Komunën e Deçanit tashmë mund të aplikojnë për subvencione në kuadër të Pagesës Direkte, pasi afati i aplikimit është hapur nga data 3 prill 2025 dhe do të zgjasë deri më 2 maj 2025.

Aplikimet mund të bëhen në Drejtorinë e Bujqësisë, në zyrat nr. 35 dhe 53, që ndodhen në katin e tretë të Objektit të Komunës së Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj, i cili ka ftuar të gjithë fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi. Për çdo informacion shtesë, fermerët mund të drejtohen në zyrat përkatëse./Telegrafi/