Hapen dyert e stadiumit, tifozët fillojnë t’i mbushin shkallët (Foto)
08/08/2017
Dyert e stadiumit në Shkup janë hapur dhe tifozët kanë filluar t’i zënë vendet e tyre.
Ndeshja e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Manchester United do të zhvillohet në stadiumin e Shkupit, ku të gjitha biletat janë shitur.
Telegrafi me anë të fotografive ua sjell atmosferën aktuale në stadium.
Tifozët kanë filluar t’i mbushin shkallët e stadiumit.
Në stadium gjendet shumë tifozë shqiptarë nga të gjitha anët që janë fansa të dy klubeve të mëdha. /Telegrafi/


