Hap i ri në karrierë? Gjeje në Telegrafi Jobs
Tregu i punës po vazhdon të sjellë kërkesa për profile të ndryshme profesionale - nga prodhimi dhe industria e drurit, te media, dizajni, arkitektura dhe marketingu digjital.
Edhe këtë javë, Telegrafi Jobssjell konkurse të hapura nga kompani të njohura që janë në kërkim të stafit të ri për pozita të ndryshme.
Në mesin e konkurseve të publikuara këtë javë janë pozita në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të drurit, ku kompani si Nero Home kanë hapur vende pune për llaker për dru, punëtor në gryerje, inxhinier të makinerisë, dizajnere interieri dhe arkitektë.
Po ashtu, kompani të tjera janë në kërkim të profileve teknike dhe profesionale, përfshirë pozitën operator CNC nga Neon Art House SHPK dhe punëtor në prodhim nga Dekoriti.
Në sektorin e medias dhe komunikimit, Telegrafi ka hapur konkurs për gazetare, ndërsa në marketing dhe promovim digjital është hapur edhe pozita Digital Marketing Specialist nga E.N.D Properties.
Ndërkohë, edhe kompani të tjera si Fasal vazhdojnë të publikojnë vende të reja pune për profile të ndryshme operative.
Këto konkurse reflektojnë kërkesën aktuale të kompanive për staf të specializuar dhe profile praktike në industri të ndryshme, duke krijuar mundësi të reja për kandidatët që janë në kërkim të një hapi të ri profesional.
Për të parë konkurset aktive dhe aplikuar online, vizitoni Telegrafi Jobs dhe gjeni mundësinë ideale për ju.
Punëtor në Gryerje
Apliko Tani!


