Please enter at least 3 characters.

Hamsik: Napoli ende në garë për titull

2018/12/Marek-Hamsik-1-e1546180786348.jpg
292:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 28: Marek Hamsik of SSC Napoli celebrates after scoring the 1-0 goal during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Red Star Belgrade at Stadio San Paolo on November 28, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Marek Hamsik këmbëngul se Napoli mund ta fitojë Scudetton këtë sezon dhe 'gjithmonë do të kujtojë' pritjen që morën pas fitores ndaj Juventusit.

Napoli e humbi titullin e Serie A ndaj Juventusin vetëm në dy ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar dhe ra në Ligën e Evropës këtë sezon pasi ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, por Hamsik beson në suksesin e skuadrës së tij këtë sezon.

"Ne kemi filluar vitin si të parët e ligës duke luajtur një futboll shumë të mirë. Megjithatë, nuk mund të qëndronim përpara Juventusit që fitoi Ligën", ka thënë fillimisht Hamsik për Gazzetta dello Sport.

"Gjithsesi, gjithmonë do të kujtoj mirëpritjen pasi u kthyem si fitimtar nga Torino kundër Juventusit. Pothuajse 25 mijë tifozë na prisnin në aeroportin Capodichino.

"Gjithçka është ende e mundur në ligë këtë sezon".

"Është një turp që jemi jashtë Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër disa kundërshtarëve të mëdhenj".

"Ne do të rifillojmë në Ligën e Evropës në pranverë dhe duam të shkojmë sa më larg që është e mundur. Jam pjesë e historisë së këtij klubi dhe jam krenar për këtë".

"Tifozët janë unikë dhe dua t'u jap atyre kënaqësinë që meritojnë. Ne jemi trajnuar nga Ancelotti, i cili ka fituar shumë në karrierën e tij".

"Ne kemi ndryshuar mënyrën se si luajmë nën drejtimin e tij, por jemi duke bërë mirë dhe jemi konkurrues në disa fronte. 2019 do të jetë i rëndësishëm dhe sfidues", përfundoi sllovaku. /Telegrafi/