Please enter at least 3 characters.

Halle Berry zbuloi në një intervistë të re se kush është xhentëlmeni më i madh në Hollywood

2024/08/6zmj0adzytr91.jpg

Ai e “ngushëlloi” pas një divorci të errët

Halle Berry tha në një intervistë të re video me "Wired" se Pierce Brosnan "riktheu" besimin e saj te burrat gjatë xhirimeve të filmit të tyre mbi James Bondin të vitit 2002 "Die Another Day" (Vdis një ditë tjetër).

Filmi aksion shënoi largimin e Brosnanit si agjenti 007 pas një serie shtatëvjeçare që filloi me filmin “GoldenEye” në vitin 1995.

Berry luajti të dashurën e Bondit në film, transmeton Telegrafi.

- Ai do të jetë gjithmonë Bondi im, gjithmonë. Ai ma riktheu besimin te burrat në atë film. Nuk ka xhentëlmen më të madh - tha Hale dhe shtoi:

- Bondi nuk ishte në listën time të dëshirave, por kështu bëra histori. Jam e nderuar, raporton “Variety”.

/Telegrafi/