Please enter at least 3 characters.

Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar në mënyrë sekrete një urdhërarrest ndaj tij, duke e quajtur këtë veprim “shpallje lufte”.

Smotrich paralajmëroi masa hakmarrëse kundër Autoritetit Palestinez dhe njoftoi se ka urdhëruar evakuimin e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas tij, “Autoriteti Palestinez ka nisur luftë dhe do të marrë luftë”, shkruan reuters.

Sipas raportimeve të mediave izraelite dhe ndërkombëtare, kërkesa e Hagës lidhet me dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë politikat e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk ka konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e urdhërarrestit, duke u thirrur në konfidencialitetin e procedurave.

Smotrich e akuzoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare për “antisemitizëm” dhe tha se Izraeli nuk do të pranojë “diktate hipokrite nga institucione të njëanshme”. /Telegrafi/