Hadërgjonaj dhe Aliti kontribuojnë në fitoren e Alanyasporit - vlerësohen me nota të larta
14/12/2024
Alanyaspor ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Gaziantep në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit turk. Vendimtar në këtë fitore të ekipit turk ishin dyshja kosovare Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre.Hadërgjonaj kontribuoi në këtë rezultat me një asistim, teksa Aliti ishte autor i golit të parë.Për paraqitjet e tyre fantastike në këtë takim, Hadërgjonaj mori notën 7.7 nga Sofascore ndërsa Fidan Aliti 7.6.


