Guvernatori i Stambollit thotë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi
Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin e Stambollit në Turqi, ku si pasojë janë lënduar 11 persona dhe besohet se ka edhe të vdekur.
Ekipe të shumta të zjarrfikësve, autoambulanca dhe policë kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Deri më tani zyrtarisht nuk janë deklaruar organet e sigurisë për shkakun e këtij shpërthimi.
Ndërsa guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, thotë se ka të vdekur dhe të lënduar.
Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Istiklal në sheshin Taksim të Stambollit. Video të ndryshme shfaqin momentin e shpërthimit si dhe pasojat e tij.
Në anën tjetër, policia ka bllokuar tërë zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe po kryen hetimet.
Autoambulanca të shumta janë parë duke transportuar me urgjencë të lënduarit. /Telegrafi/


