Please enter at least 3 characters.

Gundogan: Qëllimi kryesor është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

2018/03/Ilkay-Gundogan-e1521536126318.jpg
357:"BASEL, BASEL-STADT - FEBRUARY 13: Ilkay Gundogan of Manchester City celebrates after scoring his sides fourth goal with Raheem Sterling of Manchester City during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between FC Basel and Manchester City at St. Jakob-Park on February 13, 2018 in Basel, Switzerland. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka folur për ndeshjen ndaj Liverpoolit në çerekfinale dhe ka thënë se objektivi është që ta fitojnë gjithë Ligën e Kampionëve.

Gjermani beson te kualitetet e Cityt dhe me formën e mirë që po kalojnë ka pritshmëri të mëdha.

"Duhet të luash ndaj më të mirëve për të shkuar në finale dhe natyrisht, ta fitoni", ka thënë Gundogan për ueb faqen e klubit.

"Isha mjaft më fat që të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve të 2013 me Borussia Dortmundin, fatkeqësisht kemi humbur (nga Bayern Munichu), pra natyrisht që mezi po pres të shkoj në finale dhe ta fitoj këtë herë. Ky është qëllimi im kryesor".

"Fatmirësisht kemi fituar EFL Cup dhe jemi të lumtur, kemi arritur trofeun e parë sezonal mjaft herë këtë sezon. Tani është në duart tona dhe askush nuk mund të në marrë".

"Për ne kjo është vetëm fillimi. Jemi në formë të mirë të përballemi me klubet elitare në Evropë", ka shtuar gjermani.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Man Cityt është më 4 prill në Anfield. /Telegrafi/