Please enter at least 3 characters.

Gundogan i gatshëm që t'i rinisë bisedimet për vazhdimi e kontratës me Cityn

2019/05/IlkayGundogan-e1557848471518.jpg
317:"BRIGHTON, ENGLAND - MAY 12: Ilkay Gundogan of Manchester City celebrates after scoring his team's fourth goal during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester City at American Express Community Stadium on May 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ilkay Gundogan është i gatshëm që t'i rinisë bisedimet me Manchester Cityt, pas finales së Kupës Fa që zhvillohet të shtunën.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, ashtu që kampioni anglez planifikon t'ia zgjasë atë.

Bisedimet kishin filluar në muajin mars, por City dëshironte që ta shesë gjatë verës (në fillim të sezonit 2019/2020), megjithatë Goal bën të ditur se klubi anglez tash planifikon ta mbajë lojtarin.

City është optimist për qëndrimin e Gundoganit dhe tash pritet që përfaqësuesit e të dyja palëve të ulen dhe t'i diskutojnë kushtet.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka luajtur rol të rëndësishëm këtë edicion duke zënë vendin e Fernandinhos së lënduar dhe duke i ndihmuar skuadrës të arrinte 14 fitore rresht dhe ta fitonte titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/