Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Pa Ligën e Kampionëve nuk do të jetë gjithçka e kompletuar te City

2022/11/Pep-Guardiola.jpg
309:"LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 29: Pep Guardiola, Manager of Manchester City celebrates with the fans after their sides victory during the Premier League match between Leicester City and Manchester City at The King Power Stadium on October 29, 2022 in Leicester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka gjashtë vite e gjysmë si trajner në Angli te skuadra e Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka fituar 11 trofe deri më tani, por ende nuk e quan si të kompletuar periudhën e tij në Etihad Stadium.

Si trajner i Cityt, Pep ka fituar katër herë titullin e kampionit, një herë Kupën FA, katër herë të tjera Kupëne Ligës dhe dy herë Superkupën.

51-vjeçari e pranon se nuk do të jetë një periudhë e kompletuar te City nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, trofe që i mungon klubit anglez pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.

"Nuk është i vetmi trofe, por unë e pranoj që është trofeu që ne duam dhe periudha ime këtu nuk do të jetë e kompletuar nëse ne nuk e fitojmë atë".

"Unë do të bëj gjithçka në kohën që do të jemi bashkë, por do të thosha të njëjtën gjë edhe më përpara. Është trofeu që nuk e kemi dhe do të përpiqemi ta fitojmë. Unë kam ndjesinë se do ta fitojmë herët a vonë", deklaroi Pep.

City më së largu në Ligën e Kampionëve ka arritur deri në finale, por që ishte mposhtur nga Chelsea dy vite më parë.

Ndërkohë këtë edicion në 1/8 e finales, kampioni në fuqi i Anglisë do të përballet me skuadrën gjermane RB Leipzig. /Telegrafi/