Please enter at least 3 characters.

Guardiola nuk është i sigurt nëse Man City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

2018/02/Guardiola.jpg
288:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 31: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives his team instructions during the Premier League match between Manchester City and West Bromwich Albion at Etihad Stadium on January 31, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk është i sigurt nëse Manchester City është i gatshëm të fitojë Ligën e Kampionëve.  

Man City ka shkuar përtej fazës së parë eliminuese të Ligës së Kampionëve vetëm një herë më parë - në vitin 2015 kur arritën në gjysmëfinale.

Kështu, Guardiola ka thënë se City nuk ka eksperiencë për të konkurruar me skuadrat më të mira në Evropë, por beson se skuadra e tij është më e mirë se sezonin e kaluar dhe ka disa gjasa.

"Nuk e di, me të vërtetë nuk e di. Nuk e di nëse jemi gati apo jo. Unë kam shumë besim tek djemtë, nuk ka dyshim dhe ata e dinë, por kjo garë është e veçantë, kështu që unë nuk e di", ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola po bënë një punë të madhe këtë sezon me skuadrën e tij (Getty Images)

"Objektivi ynë është të bëjmë më mirë se sezoni i kaluar, që do të thotë të shkojmë në çerekfinale, që do të mjaftonte për një afat të shkurtër dhe pas kësaj do të shohim".

"Ne u bëmë më të mirë për shtatë ose tetë muaj këtë sezon sesa sezonin e kaluar dhe ne nuk mund ta mohojmë - në çdo lojë të vetme kemi qenë atje".

Man City po dominon kampionatin anglez këtë sezon (Getty Images)

"Por, kjo garë është aq e veçantë dhe nga përvoja ime ekipet janë aq klinike dhe ju duhet të jeni gjithashtu".

"Nëse i kontrolloni momentet e këqija në 180 minuta, nëse e bëni këtë ju keni një shans të madh për të kaluar".

"Ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë - mënyra se si përgatitemi do të jetë e njëjtë me mënyrën se si përgatitemi për Ligën Premier dhe Kupën FA", përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Man City do të ndeshet me Baselin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve, ku ndeshje e parë do luhet nesër (e martë) mbrëma, ndërsa kthyesja në Etihad me 7 mars./Telegrafi/