Gruevski për vizitë zyrtare në Çeki
02/10/2014
Temë e bisedave do të jenë marrëdhëniet politike midis Maqedonisë dhe Çekisë, si dhe relacionet ekonomike dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të kompanive çeke në tregun e Maqedonisë.
Në takim do të flitet edhe për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, si dhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.
Dy kryeministrat do të marrin pjesë edhe në nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim midis Qendrës për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit të zjarrfikësve të Republikës Çeke, me këtë rast do të pasojnë deklarata të përbashkëta. /Telegrafi/


