Please enter at least 3 characters.

Gruaja myslimane heq mbulesën pasi kleriku i tha se “nuk e kishte vendosur si duhet”! (Video)

2018/08/Screenshot_1-20-e1534526305843.jpg

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një grua myslimane duke sfiduar një klerik i cili e urdhëron atë të vishet në mënyrë “më modeste”, përkundër faktit se ajo mbante një mbulesë.

Dhe siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, ajo përfundon duke e hequr atë nga koka e saj, pasi kleriku kërcënoi se do ta arrestonte.

Ai i tha asaj: “Vendose mirë hixhabin ose do të të arrestojë” - gjatë incidentit që besohet të jetë regjistruar në Iran.

Sipas mediave, hixhabi në Iran ka qenë i detyrueshëm për 40 vitet e fundit dhe gruaja mund të përballet me burg për atë që bëri. /Telegrafi/