Gruaja e lindur “mashkull” bën binjakë
Hayley Haynes kishte lindur pa mitër dhe vezore. Në moshën e pubertetit ajo nuk pati perioda dhe doktorët më vonë zbuluan se ajo nuk kishte organe riprodhuese.
Kur ishte në moshën 19-vjeçare, mjekët i thanë se kishte kromozomin XY, që gjenetikisht e bënte atë mashkull dhe për këtë arsye nuk do të ishte në gjendje të ngjizte një fëmijë. Nëntë vjet më vonë ajo solli në jetë vajzat binjake Avery dhe Darcey.
Hayley, tani 28- vjeçare, thotë se u ndje e shkatërruar kur i thanë se nuk do të mundej kurrë të kishte një fëmijë të vetin dhe se i kishte rrëfyer mikut të saj të fëmijërisë, që më vonë u bë bashkëshorti i saj, se asnjë mashkull nuk do ta donte.
Por, një rreze shprese u zgjua për të në vitin 2007, kur pas vizitave të njëpasnjëshme, një specialist zbuloi se vajza kishte një vezore mikroskopike që i kishte shpëtuar syrit të mjekëve në skanerët e mëparshëm.
“Ishte vetëm disa milimetra, por mjeku ishte optimiste se do të rritej”, thotë 28 vjeçarja.
Hapi i parë ishte marrja e hormoneve për t’i dhënë nivelin e duhur të progesteronit dhe oestrogenit, në mënyrë që të krijohej ambienti i duhur që mitra e saj të rritej.
Në vitin 2011 mitra e saj u rrit, por mjekët i thanë se gjithsesi kishte vetëm 60 për qind mundësi për të ngjizur një fëmijë. Gjashtë javë më vonë ajo zbuloi se priste dy binjakë joidentikë.
“Nuk mund ta besoja”, rrëfen 28-vjeçarja, “ishin dy me çmimin e njërit”. /Gazeta Shqip/


