Greqia e paralizuar për shkak të grevave të sindikatave të punëtorëve
Athina, praktikisht, është e paralizuar për shkak të grevës së të punësuarve në trafikun e qytetit, e cila i ka vendosur në situatë të vështirë edhe shumë turistë pasi që nuk qarkullojnë autobusët, trolejbusët, metroja e qytetit, si dhe linjat e udhëtimit drejt aeroportit ndërkombëtar dhe kryeqytetit grek.
Në aeroport janë anuluar dhjetëra fluturime vendore dhe ndërkombëtare, e as anijet nuk qarkullojnë në mes të ishujve të shumtë grek, njofton agjencia DPA.
Sindikatat pikërisht në mesditë do të fillojnë shëtitjen protestuese në rrugët qendrore të Athinës për të treguar mospajtimin e tyre me qëllimet e Qeverisë konservative për zbatimin e reformave të sistemit pensional për shkak të frikës se kjo do të vështirësojë pozitën e punëtorëve grek.


