Granit Xhaka uron Arsenalin për titullin kampion të Ligës Premier
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka uruar menjëherë Arsenalin pas shpalljes kampion në Ligën Premier, një titull që “Topçinjtë” e kishin pritur për 22 vjet.
Ish-kapiteni i Arsenalit ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi duke u përqafuar me trajnerin Mikel Arteta, duke e cilësuar spanjollin si figurën kyçe prapa këtij suksesi historik të klubit londinez.
Në postimin e tij, Xhaka ka vënë theksin te puna e Artetës dhe ka kërkuar respekt për trajnerin, duke iu përgjigjur edhe atyre që e kishin vënë në dyshim.
“Një ekip i veçantë, lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që asnjëherë nuk është ndalur duke besuar. Por kjo është për shkakun tënd, Mikel. Për të gjithë ata që dyshuan, jepjani këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që meriton. Urime për të gjithë familjen Arsenal”, ka shkruar Xhaka.
Xhaka, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme të Arsenalit për disa sezone dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit, e ka ndjekur nga afër rrugëtimin e “Topçinjve” drejt titullit, duke u shprehur krenar për ish-klubin e tij dhe sidomos për trajnerin që tani e ka rikthyer Arsenalin në majën e futbollit anglez.
Xhaka luajti për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2013, ku arriti të fitojë disa trofe, por jo titullin e Ligës Premier, i cili ishte objektivi madhor që klubit i mungonte prej shumë vitesh.
Urimi i Xhakës është pritur mirë nga tifozët, të cilët e kanë vlerësuar mesazhin e tij si një shenjë respekti dhe lidhjeje të fortë me klubin, pavarësisht se tashmë ai nuk është më pjesë e Arsenalit./Telegrafi/


