Please enter at least 3 characters.

Grafite në Prishtinë për krerët e shtetit dhe Prokurorinë (Foto)

2019/02/3-2.jpg

Në Prishtinë sot u panë disa grafite për liderët e vendit, presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto grafite për krerët e vendit janë shkruar në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Grafitet e quanin presidentin Thaçin - legen, Haradinajn - terpijan dhe Veselin – follirant, ndërsa në fund ishte shkruar “Rrnoftë Vetëvendosje”.

Gjithashtu dhe një tjetër grafitë i është kushtuar Prokurorisë së vendit, ku ishte shkruar “PROkunkuRia, PROntoKURORIA”. /Telegrafi/