Please enter at least 3 characters.

Grabovci për përgjimet: Tendencë për eliminime politike

2016/08/Adem-Grabovci-23-tetor-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Adem Grabovci është emri më i përfolur sot për shkak të publikimeve të disa audio-incizimeve të cilat e ndërlidhin atë me disa situata jo të favorshme.

Megjithatë vet Grabovci në një bisedë për “zeri.info”, ka thënë se nuk shqetësohet për asnjë nga këto incizime sepse vet ndihet i pastër.

Sipas Grabovcit këto janë tendenca për eliminime politike, të cilat i lidh me situatat të UDB-së.

“Shiko kjo mua më rikujton kohën kur më kanë arrestuar UDB-ja Jugosllave kur më kishin akuzuar për veprat e mira për të mirën e vendit në vitin 1984 . Më patën bërë akuza të rënda dhe kur i lexoja në burg mendoja kush është ky njeri. Edhe tash po ndodhë e njëjta gjë, nuk është shumë e panjohur. Tendenca për të eliminuar njerëz është shumë e madhe”, ka thënë Adem Grabovci për zeri.info.