Please enter at least 3 characters.

Grabitje në Çagllavicë, një person raportoi se u kërcënua me armë dhe iu morën paratë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në rrugën Çagllavicë-Llapnasellë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.

“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash”, thuhet në raport.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në hetim. /Telegrafi/