Please enter at least 3 characters.

Google më e shpejtë se Apple?

2016/01/f.0317203026481_210.jpg

Blaze thotë se ata kanë testuar shfletuesin e Android 2.3 me Safarin i cili gjendet në versionin e iOS 4.3, ndërsa për të arritur në këtë përfundim ata kanë shfletuar më shumë se 45,000 faqe të ndryshme.

Sipas raportit thuhet se Android është 52 për qind më i shpejtë se Safari në iPhone, dhe në testin e bërë nga Blaze, shfletuesi i platformës së Google ka ngarkuar 82 për qind të faqeve më shpejtë se sa shfletuesi i iPhone.

Testet e shpejtësisë shfletuesve janë bërë kryesisht në iPhone dhe Google Nexus S. Për më tepër, thuhet se secila faqe është provuar më shumë se një herë , dhe në mënyra të ndryshme. / Telegrafi /