Google dhe Apple po bashkëpunojnë për ta bërë më të lehtë ndërrimin midis ekosistemeve të tyre
Sipas një raporti të ri, Google dhe Apple po bashkëpunojnë për ta bërë ndërrimin midis sistemeve të tyre përkatëse operative mobile më të lehtë se kurrë më parë.
Fryti i parë i kësaj pune gjendet në versionin më të fundit të Android Canary, i cili u publikua sot, transmeton Telegrafi.
Kjo është menduar vetëm për zhvilluesit dhe do të duhet pak kohë derisa funksionaliteti i përmirësuar i ndërrimit të mbërrijë në një version Beta të Android, për të mos përmendur një version të qëndrueshëm, por puna tani po bëhet, kështu që është në rrugë e sipër.
Nga ana e saj, Apple do ta përfshijë këtë veçori në një version të ardhshëm të iOS 26.
Me sa duket, duhet të presim që më shumë lloje të dhënash se kurrë të jenë të transferueshme nga Android në iOS dhe anasjelltas. Do të shtohen edhe më shumë funksionalitete.
Deri më tani, për të kaluar nga iOS në Android përdornit aplikacionin Android Switch, ndërsa për të kaluar nga Android në iOS merrnit aplikacionin Move to iOS.
Por kjo funksionalitet i ri që do të integrohet në të dy sistemet operative do t'i bëjë gjërat shumë më të lehta. Shpresojmë që të mos zgjasë shumë për t'u lansuar. /Telegrafi/


