Please enter at least 3 characters.

Google Circle to Search tani përkthen tekstin gjatë lëvizjes në rrjet

"Circle to Search" është një funksion hit i kompanisë Google që nga paraqitja e parë në serinë Galaxy S24 të Samsungut, dhe tani kompania ka shtuar edhe një mundësi të re praktike.

Circle to Search u lejon përdoruesve të përkthejnë tekstin ndërsa lëvizin poshtë (skrollojnë) ose kalojnë nga një aplikacion në tjetrin.

Për të përdorur funksionin e ri, duhet të shtypet gjatë butoni Home ose shiriti i navigimit për të aktivizuar Circle to Search, më pas të preket ikona Translate dhe të zgjidhet opsioni "Scroll and translate".

Dhe kaq. Që nga ai moment, përdoruesi mund të vazhdojë të lëvizin poshtë faqes ose të ndryshojë aplikacione, dhe teksti që shfaqet do të vazhdojë të përkthehet pa asnjë ndërprerje.

Ky është një përmirësim i vogël, por sidoqoftë i mirëpritur.

Sipas Googlet, përkthimi është një nga funksionet më të përdorura në Circle to Search.

Aktivizimi i funksionit të ri fillon "këtë javë" në Android, duke filluar nga "pajisjet e përzgjedhura të Samsungut". /Telegrafi/