Please enter at least 3 characters.

Goli i veçantë i Daniel James, iu kushtua babait të tij të ndjerë

2019/08/DanielJameschelsea.jpg

Anësori i Manchester Unitedit, Daniel James, ia ka kushtuar golin e ndaj Chelseat, babait të tij të ndjerë, i cili vdiq në muajin maj.

Pas dy golave nga Marcus Rashford dhe nja nga Anthony Martial, 21-vjeçari që u inkuadrua nga banka rezervë, e realizoi golin e e katërt për Djajtë e Kuq.

Atij i mjaftuan vetëm shtatë minuta pas inkuadrimit në lojë që ta fillonte për mrekulli sezonin e ri me Unitedin.

(Foto: Facebook/ESPN/Instagram/

Babai i James ndërroi jetë disa javë para se të ndodhte kalimi i futbollistit nga Swansea City në Old Trafford, prandaj goli i kushtohej atij.

"Do të ishte mahnitëse po të ishte sot këtu, por nuk është dhe ia dedikoj golin atij", ka deklaruar Daniel pas ndeshjes. /Telegrafi/